Shtëpia / Politika / Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD, Ambasada e SHBA: Vendim i vështirë nga Basha, meriton respekt! Pati kurajon të ndahet nga e shkuara

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD, Ambasada e SHBA: Vendim i vështirë nga Basha, meriton respekt! Pati kurajon të ndahet nga e shkuara

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada deklaron se me këtë vendim të Bashës, PD tregoi se në momente kritike ka kurajon të ndahet nga e shkuara.

SHBA zotohet se tani do të punojë më ngushtë se kurrë me Lulzim Bashën për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Postimi i Ambasadës:

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.”

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …