Shtëpia / Politika / KQZ mblidhet në orën 13:00, kush pritet që të marrë mandatin e Ruçit, Markut dhe deputetëve që mungojnë

KQZ mblidhet në orën 13:00, kush pritet që të marrë mandatin e Ruçit, Markut dhe deputetëve që mungojnë

Seanca e parë plenare e kësaj të premte ka nisur me 4 deputetë mangët për shkak se pak ditë më parë ato zgjodhën që ta dorëzojnë mandatin e tyre.

Ndërkohë, në orën 13:00 pritet që KQZ  të mandatojë dhe 4 deputetët zëvendësues që do të jenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas KQZ mësohet se mandatin e Najada Çomos do ta marrë Mimi Kodheli, ai i Lefter Kokës do ta marrë Denis Kociu, mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Eda Hoti dhe mandatin e Gramoz Ruçit do ta marrë Mirela Pitushi.

Ndërkohë veprimi i parë i Kuvendit në këtë seancë plenare mbetet verifikimi i mandateve mbetet që pritet të kryhet me anë të Komisionit të ngritur me anëtarë të mazhorancës dhe opozitës.

Ndërsa sa i përket deputetëve të cilët lanë mandatet e tyre, është bërë e ditur se cilët do jenë zëvendësuesit e tyre në listat e partive politike.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …