Shtëpia / Politika / Basha i drejtohet Kuvendit në këmbë, pritet nga thirrjet e militantëve demokratë. Mbërrin edhe Kryemadhi

Basha i drejtohet Kuvendit në këmbë, pritet nga thirrjet e militantëve demokratë. Mbërrin edhe Kryemadhi

Kryedemokrati Lulzim Basha, pasi mbylli mbledhjen nëselinë blu ka sfiduar mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I shoqëruar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Basha ka dalë nga selia e PD dhe ka ecur me këmbë drejt Kuvendit.

Pavarësisht se hyrja e zyrave të PD-së ishte e mbushur me mbështetës të Berishës, Basha preferoi të ikte me këmbë.

Kryedemokrati u pa i heshtur gjatë gjithë kohës dhe nuk preferoi të jepte asnjë deklaratë për mediat.

Pas 2 vitesh e gjysmë mungesë, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbërriti në Kuvend, në seancën e parë të legjislaturës së X.

Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …