Shtëpia / Politika / Yuri Kim nga Kakavija: Mbrojtja e kufijve e rëndësishme për sigurinë globale, të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve

Yuri Kim nga Kakavija: Mbrojtja e kufijve e rëndësishme për sigurinë globale, të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale.

Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur duke mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri.

‘Ministër Çuçi, ambasadorja Sophia Philippidou dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është kënaqësi që jam këtu. Kufijë të siguritë nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë apo shtetet fqinjë si Greqi, por janë për sigurinë globale. Angazhimi i vendosu i qeverisë së SHBA-së për zbatimin e ligjit është i palëkundur është këtu tani dhe do të jetë gjithmonë. Angazhimi i vendosur i SHBA-së për forcimin e ligjit në Shqipëri është i palëkundur. Ne nuk jemi vetëm në zotimin tonë për të rritur kapacitetin tonë në këtë fushë jetike, por punojmë ngushtë me BE-në dhe Greqinë për të forcuar sigurinë e kufijve.  Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i drogës, dhe kontrabandës së njerëzve është i rëndësishëm për sigurinë. Konfiskimet e fundit në kufij janë një tregues i mirë dhe pajisjet që kemi dhuruar kanë shërbyer. Policia kufitare duhet të punoj së bashku me agjencitë e tjera të ligjzbatimit nëse duam të luftojmë elementët kriminale. Trafikimi i armëve, tregtitë e paligjshme i lidh diçka e përbashkët drejtohen nga kriminelë që janë të zgjuar dhe fuqishëm, prandaj në duhet të jemi më të zgjuar dhe pak më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë ligj zbatuese që të punojnë krah për krah në luftën kundër trafikimit të paligjshëm. SHBA do të vazhdojë që të qendrojë krah jush, në luftën kundër krimit dhe terrorizimit.’- tha më tej ambasadorja Yuri Kim.

 

o.j/dita

Shiko dhe këto

PJESA II: Roli i Ramizit në varjen e Havzi Nelës dhe vrasjen e 300 të rinjve në kufi. KALO: Nëse derdhej gjak, do ishte i bllokmenëve, ndoshta edhe i imi

  Nga Isuf Kalo Botuar sot në DITA  Situata në të cilën ndodhej Ramizi pas …