Shtëpia / Politika / Rama nxjerr maketin për Portin e Durrësit: Do ndërtohet një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut (VIDEO)

Rama nxjerr maketin për Portin e Durrësit: Do ndërtohet një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut (VIDEO)

Studio Urbanistike Emaar Group në Dubai e cila është zhvendosur në Durrës ka përfunduar maketin për Portin e Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga maketi i përfunduar, duke theksuar se në Durrës do të ndërtohet një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut.

“MIRËMËNGJES  dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Shiko dhe këto

PJESA II: Roli i Ramizit në varjen e Havzi Nelës dhe vrasjen e 300 të rinjve në kufi. KALO: Nëse derdhej gjak, do ishte i bllokmenëve, ndoshta edhe i imi

  Nga Isuf Kalo Botuar sot në DITA  Situata në të cilën ndodhej Ramizi pas …