Shtëpia / Aktualitet / Ngjarja që tronditi ish-Bllokun / Meviol Billo i shpëton burgut: E përdori armën se i rrezikohej jeta

Ngjarja që tronditi ish-Bllokun / Meviol Billo i shpëton burgut: E përdori armën se i rrezikohej jeta

Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti.

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

I dënuar për trafik droge por në arrati/ GJKKO i konfiskon 22 pasuritë Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habiajt …