Shtëpia / Aktualitet / I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i bashkëshortëve shqiptarë, trupat e të cilëve u gjetën të futur nëpër valixhe një zonë fushore në Firence të Italisë fqinje, në Dhjetor të vitit që lamë pas, u varrosën në Castelfiorentino. Në varrim ishte i pranishëm edhe djali i tyre, Taulant Pasho, një prej personave nën hetim për vrasjen e bashkëshortëve.

33-vjeçari i cili aktualisht vuan dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg për drogë, u lejua të merrte pjesë në varrim. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në ceremoninë mortore morën pjesë rreth 80 persona, vajza Dorina, të afërm e miq të viktimave, thuajse të gjithë me origjinë shqiptare. Sa i përket Taulant Pashos, ai shoqërohej nga efektivë policie të veshur civilë dhe u lejua të qëndronte disa metra më tutje.

Teuta dhe Shpëtim Pasho, 59 dhe 61 vjeç, u zhdukën në Firence në 2015-n. Trupat  tyre u gjetën 5 vjet më vonë, të fshehur në disa valixhe. E akuzuara kryesore për vrasjen e tyre është ish-e fejuara e djalit të çiftit, Elona Kalesha. Shqiptarja 36-vjeçare ndodhet aktualisht në burg. Nën hetim është gjithashtu vëllai i vogël i gruas, Denis Kalesha ashtu sikurse edhe i biri i viktimave.

Në 2016-n, 33-vjeçari Taulant Pasho u arrestua pasi në garazhin e shtëpisë ku jetonte autoritetet zbuluan 6 kilogramë e gjysmë marijuanë. Ai u dënua përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burg në 2019-n dhe po vuan dënimin në burgun e Como-s, ku dhe mësohet se është marrë në pyetje për vrasjen e prindërve.

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

I dënuar për trafik droge por në arrati/ GJKKO i konfiskon 22 pasuritë Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habiajt …