Shtëpia / Aktualitet / I dënuar për trafik droge por në arrati/ GJKKO i konfiskon 22 pasuritë Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij

I dënuar për trafik droge por në arrati/ GJKKO i konfiskon 22 pasuritë Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habiajt dhe familjarëve të tij.

Gjykata ka vendosut për konfiskimin e 22 pasurive të Moisi Habilajt i cili është i dënuar për trafik droge.

Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

Moisi Habilaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa sipas GJKKO, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

foto galeri

foto galeri

g.kosovari

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …