Shtëpia / Rajoni / “Flisnin shqip”! Gruan e mbyti me duart e tij, por si u mundua greku të fajësonte shqiptarët

“Flisnin shqip”! Gruan e mbyti me duart e tij, por si u mundua greku të fajësonte shqiptarët

Zbulimi i misterit të vrasjes makabre të 20-vjeçares britanike Caroline Crouch,nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos shkaktoi tronditje në vendin fqinj.

Por, për të arritur në zbardhjen e ngjarjes hetuesit grekë u përballën jo vetëm me shumë të panjohura rrugës, por edhe hilet e burrit, i cili për 37 ditë arriti që t’i fuste në një rrugë qorre.

32-vjeçari në dëshmitë e tij ngulmonte që grabitësit ishin tre dhe flisnin mjaft mirë greqisht, ndërsa njëri prej tyre, sipas tij, në një moment pati një dialog në një tjetër gjuhë.

Policia e vendosi grekun në një lloj ekzaminimi akustik të gjuhëve të ndryshme. Piloti dëgjoi fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjeorgjiane, madje edhe në dialektet rome. Nga ato që dëgjoi, 32-vjeçari tha se ato që kishte dëgjuar përputheshin me gjuhën shqipe duke përfshirë në ngjarje shqiptarët.

Autoritetet greke kaluan shumë emra në filtër, ndërsa i kërkuan ambasadës shqiptare në Athinë informacion në lidhje me tre emra, por në fund rezultoi që gjithçka kishte qenë skemë e pilotit për devijimin e hetimeve.

Si përherë shqiptarët i fajësojnë të parët për çdo gjë që ndodh në Greqi, ani se kriminelët nuk e kanë të shkruajtur në ballë etninë.

The post “Flisnin shqip”! Gruan e mbyti me duart e tij, por si u mundua greku të fajësonte shqiptarët appeared first on 27.al.

Shiko dhe këto

Vritet një gazetar në Meksikë, disa persona me motor hapën zjarr ndaj tij

Një gazetar u vra sot në shtetin jugormeksikan të Oaxaca, thanë Reporterët pa Kufij dhe disa organizata lokale joqeveritare. …