Shtëpia / Aktualitet / Aksidentohet duke punuar tokën 55-vjeçari në Gramsh, dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës

Aksidentohet duke punuar tokën 55-vjeçari në Gramsh, dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës

Një 55-vjeçar nga fshati Skënderbegas në Gramsh është aksidentuar rëndë duke punuar tokën me një mjet tip freze dore. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku 55-vjeçari Veis Koçi duke frezuar tokën pranë banesës se tij është aksidentuar pasi mjeti është përmbysur dhe e ka goditur në të gjithë trupin duke e mbledhur rreth thikave të saj. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar Urgjencën e spitalit të Gramshit.

Për largimin e trupit nga mjeti është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mjekëve të spitalit të Gramshit. Pasi i dhanë ndihmën e parë në autoambulancë 55-vjeçari është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën./a.p

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

FOTO/ Aksidenti me tre viktima në Rrogozhinë, ky është oficeri i burgjeve që humbi jetën, ishte nisur për në…

Një oficer i burgut të Peqinit ka humbur jetën në aksidentin tragjik me tre viktima …