Shtëpia / Aktualitet / Makina përplaset me kamionin, ndërron jetë 30-vjeçari në aksin Fier-Patos

Makina përplaset me kamionin, ndërron jetë 30-vjeçari në aksin Fier-Patos

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Portëz” në Fier, ku nga përplasja e një Benzi me një kamion ka gjetur vdekjen drejtuesi 30 vjeçr i Benzit.

Policia e Fierit ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/a.r

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

FOTO/ Aksidenti me tre viktima në Rrogozhinë, ky është oficeri i burgjeve që humbi jetën, ishte nisur për në…

Një oficer i burgut të Peqinit ka humbur jetën në aksidentin tragjik me tre viktima …