Shtëpia / Aktualitet / FOTO/ Kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin tragjik, trupi iu gjend 400 metra larg vendngjarjes

FOTO/ Kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin tragjik, trupi iu gjend 400 metra larg vendngjarjes

Në foton që po shihni, është 23-vjeçarja, Angjela Çapo e cila për fat të keq humbi jetën në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës, më pas ka rënë në kanal.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë edhe 22-vjeçarja Silvana Muho.  Shkak mësohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të 23-vjeçares.

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

FOTO/ Aksidenti me tre viktima në Rrogozhinë, ky është oficeri i burgjeve që humbi jetën, ishte nisur për në…

Një oficer i burgut të Peqinit ka humbur jetën në aksidentin tragjik me tre viktima …