Shtëpia / Aktualitet / Kanosi me armë dy policë bashkiakë, pezullohet nga detyra efektivi i SHÇBA-së

Kanosi me armë dy policë bashkiakë, pezullohet nga detyra efektivi i SHÇBA-së

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra efektivin Ardit Zenelaj, i cili u përfshi në një konflikt me dy punonjës të policisë bashkiake.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar SHÇBA bën me dije se pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra.

Po ashtu ka nisur fillimi i ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Kujtojmë që sherri mes uniformave blu ndodhi mesditën e kësaj të mërkure, ku punonjësi i SHCBAsë Ardit Zenelaj dhe dy punonjësve të policisë bashkiake me iniciale V.S dhe K.K, u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin./a.p

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Holandë/ Dorëhiqet qeveria, kryeministri Rutte u detyrua pas skandalit me fondet për fëmijët

Bie qeveria e Holandës! Kryeministri Mark Rutte dhe kabineti i tij qeveritar i kanë paraqitur …