Shtëpia / Aktualitet / Detaje nga atentati/ Shënjestër ishin prokurori, ‘’Rrumi’’ i Shijakut dhe shoferi. 3 fëmijë panë ekzekutorët kur…

Detaje nga atentati/ Shënjestër ishin prokurori, ‘’Rrumi’’ i Shijakut dhe shoferi. 3 fëmijë panë ekzekutorët kur…

SPAK mbylli disa ditë më parë dosjen hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe personave që e shoqëronin atë në makinë një vit më parë.

Në dosje përcaktohet nga prokuroria edhe objektivi i atentatit, të cilët janë pikërisht Arjan Ndoj, Andi Maloku që mbeti i vrarë si edhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

SPAK thekson në dosje se ngjarja ka patur dëshmitarë dhe ata janë tre të mitur që kanë qëlluar aty në momentin e të shtënave duke parë gjithçka.

Mësohet se Redjan Rraja, i akuzuar dhe arrestuar për këtë ngjarje kishte gënjyer më parë familjarët e tij se do të shkonte në Holandë dhe ata nuk e dinin që gjendej në Shqipëri.

Atentati ndodhi më datë 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës ku ndaj makinës së prokurorit i derdhën breshëri plumbash. Nga të shtënat mbeti i vdekur Andi Maloku, i cili shërbente si shofer i prokurorit Ndoj. /abcnews

g.kosovari

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Holandë/ Dorëhiqet qeveria, kryeministri Rutte u detyrua pas skandalit me fondet për fëmijët

Bie qeveria e Holandës! Kryeministri Mark Rutte dhe kabineti i tij qeveritar i kanë paraqitur …