Shtëpia / Aktualitet / Përplaset nga furgoni në Golem, humb jetën në aksident drejtuesi i motorit

Përplaset nga furgoni në Golem, humb jetën në aksident drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën afër Golemit. Një motorist 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një furgon.

Raportohet se motoristi quhet Ardian Gjelapi, teksa pas përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po ashtu dyshohet se në aksident si furgoni dhe motori kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor po vijon me punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik në autostradë.

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Holandë/ Dorëhiqet qeveria, kryeministri Rutte u detyrua pas skandalit me fondet për fëmijët

Bie qeveria e Holandës! Kryeministri Mark Rutte dhe kabineti i tij qeveritar i kanë paraqitur …