Shtëpia / Aktualitet / Dëshironte të lante borxhet, bashkëshorti e dhunon dhe më pas e divorcon

Dëshironte të lante borxhet, bashkëshorti e dhunon dhe më pas e divorcon

E ftuar në në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua e quajtur Drita e cila tregoi historinë e saj të dhimbshme dhe fatkeqësitë që i kanë ndodhur në jetë.

Ajo është ndarë nga burri para 12 vitesh dhe shkaku kryesor ishin konfliketet me vjehrrën e saj.

Drita ka treguar dhe rastin konkret që i shtyu ata të ndahen.

Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Vendosët që të ndaheshit. Sa vjeç ishin fëmijët?

Drita: Djali 10 vjeç kurse vajza 5 vjeç.

Mirela Milori: Kush e hapi gjyqin e divorcit?

Drita: E hapën ata.

Mirela Milori: Ata donin të të divorconin, po me çfarë pretendimi?

Drita: Mblodha ullinjtë dhe bëra një bidon me vaj. Unë kisha marrë me të shkrojtur 30 mijë lekë dhe doja t’i laja. Burri tha do ja jap vjehrrës sepse bënte ligjin ajo, unë i thashë jo do jap këto që kam marrë me të shkruajtur. Djali më shante mua, nuk kuptonte sepse ishte pak nevrik kur ishte i vogël, pastaj burri më rrahu mua pastaj hapën gjyqin.

Mirela Milori: Bashkëshorti të nxiu ty?

Drita: Po më nxihu të gjithë krahun. Unë vajta u ankova në polici dhe ata hapën gjyqin.

Mirela Milori: Më the që djali ishte kundër teje, kush e përpunonte?

Drita: Ishte shumë i afruar me gjyshen, kurse vajza ishte shumë e lidhur me mua. Edhe sot ai nuk ma jep numrin që të flas në telefon me të.

Mirela Milori: Nuk flet me djalin?

Drita: Ka ardhur të më takojë, por numrin nuk e jep. Vajzës i është prishur telefoni dhe i thonë kur të shkosh 18 vjeç do blesh telefon. Djali nuk më donte fare mua, nuk shkonte fare mirë me mua, vetëm vajza ishte shumë e afruar?

Mirela Milori: Po ti je përpjekur ta afrosh djalin, se është djali jot.

Drita: Nuk ka afrimitet me mua, nuk do t’ja dijë dhe të më pyesë si je, a ke për të ngrënë apo jo. Unë edhe kur merrja ndonjë ndihmë ia dërgoja. Tani nuk kam, as vaj. Bëra dy makarona dje, pak djathë e domate se nuk kisha vaj./a.p

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Rrëmbehet një vajzë në Kamëz? Qytetarët telefonojnë në Polici

Një vajzë dyshohet se është rrëmbyer pasditen e sotme. Ngjarja është raportuar në Kamëz, ku …