Shtëpia / Aktualitet / Kushtetuesja gati/ Të hënën vendosen nga KED-i emrat e dy kandidatëve për gjyqtarë

Kushtetuesja gati/ Të hënën vendosen nga KED-i emrat e dy kandidatëve për gjyqtarë

Të hënën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zgjedhë emrat e gjyqtarëve të rinj në Kushtetuese që do të plotësojnë dy vakancat e krijuara prej vitit 2018.

Në garë janë Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto të rikthyer në garë me vendim gjykate, paçka se KED i skualifikoi më herët. Po ashtu garojnë Altin Binaj, Aleksandër Toma, Ilir Haznedari, Orkida Totojani ndërsa më herët KED i ka dhënë dritën jeshile kandidates Sonila Bejtja.Me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj pritet që KED të kompletojë me kuorum për seancë gjyqësore e vendimmarrëse Kushtetuesen, të cilës i duhen minimumi 6 anëtarë.

Aktualisht ajo ka katër, do të zgjidhen dy dhe më pas tre të tjerë që pritet të vijnë nga Gjykata e Lartë për të plotësuar numrin total me 9 anëtarë. Ambasadorja Yuri Kim gjatë kësaj jave i ka kërkuar politikës të mbaj premtimin për rikthimin në funksion të kësaj gjykate.

Shqiptarja.com

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Dëshironte të lante borxhet, bashkëshorti e dhunon dhe më pas e divorcon

E ftuar në në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua e …