Shtëpia / Aktualitet / E rëndë/ 29-vjeçari ngre dorë ndaj bluzave të bardha në Elbasan, arrestohet nga policia

E rëndë/ 29-vjeçari ngre dorë ndaj bluzave të bardha në Elbasan, arrestohet nga policia

Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Elbasanit pasi ka goditur një mjek që ishte në krye të detyrës në spitalin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në Urgjencën e Elbasanit, dhe mjeku i goditur është shtetasi Sherif Kullolli 55 vjeç.

Mësohet se i riu ka pasur të atin në Urgjencë, në gjendje të rëndë, dhe i ka kërkuar mjekut ta observojë më shpejt. Mes tyre ka nisur një debat që ka degjeneruar në dhunë, ku i riu ka goditur mjekun.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, bën me dije policia.

g.kosovari

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Dëshironte të lante borxhet, bashkëshorti e dhunon dhe më pas e divorcon

E ftuar në në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua e …