Shtëpia / Aktualitet / U denoncua dje i zhdukur nga familja e tij në Elbasan/ Policia e gjen në spital të aksidentuar

U denoncua dje i zhdukur nga familja e tij në Elbasan/ Policia e gjen në spital të aksidentuar

Rrapush Çeça nga Elbasani u denoncua i zhdukur dje nga familjarët e tij.

Prej mëngjesit të djeshëm ata kishin humbur kontaktin me 40-vjeçarin.

Policia lidhur me ngjarjen sqaroi se 40-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Seat’ humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar 40-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Rrapush Çeçaj, 40 vjeç dhe banues në Elbasan, në lagjen ‘Hekurudha’ është zhdukur pa gjurmë ditën e djeshme. Denoncimin për zhdukjen e Çeçajt e ka bërë vëllai i 40-vjeçarit.  Mësohet se Çeçaj është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më.

Fillimisht, ai ka marrë makinën me targa AA 531 VS, ka shkuar të marrë fëmijët në shkollë dhe i ka sjellë në shtëpi. Më pas, me të njëjtën makinë, është larguar, duke lënë fjalë në shtëpi se do të bënte disa ekzminime mjekësore.

Njoftim i policisë:

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

g.kosovari

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Bie akuza për grup të strukturuar/ Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339, ja dënimet për 8 personat

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, …