Shtëpia / Aktualitet / I qetë dhe me maskë/ Autorin e vrasjes së biznesmenit në Himarë brenda makinës, bisedon me efektivin e policisë

I qetë dhe me maskë/ Autorin e vrasjes së biznesmenit në Himarë brenda makinës, bisedon me efektivin e policisë

Dalin pamje të autorit Kliti Leka brenda makinës së Policisë në Himarë, një orë pasi 53-vjeçari vrau me armë zjarri Niko Goron. Në pamjet e siguruara nga Ballkan web, autori shfaqet me maskë dhe flet qetësisht me një nga efektivët e policisë.

Ngjarja e rëndë që terrorizoi sot Himarën ndodhi rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille. Në videon në fjalë shihet se si 53-vjeçari Leka flet qetësisht, duke e shoqëruar bisedën dhe me gjeste, me një polic, pak minuta pas kryerjes së krimit, ku vrau 51-vjeçarin Goro dhe i plagosi motrën këtij të fundit, një 57-vjeçare.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një borxh prej rreth 70 mijë euro, që biznesmeni ja kishte autorit dhe që nuk ja jepte. Pak kohë më parë autori i krimit, Kliti Leka, 53 vjeç, kishte mbuluar instalimet elektrike në një nga pallatet e Goros, por ky i fundit nuk i kishte dhënë lekët. Kujtojmë se Goro ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa pohoi se nuk kishte pasur si qëllim që të vriste biznesmenin.

g.kosovari

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Pranga 70-vjeçarit që mashtroi qytetarët e Ballshit: Do t’ju punësoj në një firmë private!

Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me …