Shtëpia / Aktualitet / Vrasja e Kapllanit në Rrogozhinë, shoqërohen disa persona, në kërkim shoku i viktimës

Vrasja e Kapllanit në Rrogozhinë, shoqërohen disa persona, në kërkim shoku i viktimës

Disa persona janë shoqëruar në policinë e Peqinit lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit disa ditë më parë. Ata mendohen se kanë dijeni lidhur me ngjarjen ndërkohë që është shpallur në kërkim një shok i viktimës.

Emri i personit të shpallur në kërkim nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Klevis Kapllai mbeti i vrarë pranë shtëpisë së tij në Rrogozhinë disa ditë më parë teksa dy persona kanë qëlluar drejt tij.

Ai u ekzekutua me 14 plumba ndërsa policia gjeti një pistoletë tip “Glock” në vendin e ngjarjes e cila besohet se i takon një prej autorëve.

Klevis Kapllani është dënuar dy herë nga drejtësia italiane për akuzën e shpërndarjes së drogës. 33-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur.

Shqiptarja.com

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Bie akuza për grup të strukturuar/ Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339, ja dënimet për 8 personat

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, …