Shtëpia / Aktualitet / Vendimi / U kap me dy pistoleta, Fjolla Morina ‘ia hedh’ me arrest shtëpie, dy miqtë e saj mbeten në burg

Vendimi / U kap me dy pistoleta, Fjolla Morina ‘ia hedh’ me arrest shtëpie, dy miqtë e saj mbeten në burg

Gjykata e Kukësit caktoi “arrest shtëpie” si masë sigurie për këngëtaren Fjolla Morina, e arrestuar tre ditë më parë, pasi u kap me dy pistoleta në çantë.

Këngëtarja do të qëndrojë në arrest shtëpie në vijim të hetimeve ndaj saj, ndërkohë për dy miqtë e saj Fysnik Syla dhe Fitim Muji u caktua “arrest me burg”.

Ndonëse pretendimi se ishte shtatzënë u hodh poshtë nga një eko e dytë e bërë ditën e sotme, sërish këngëtarja u la në masë të butë sigurie.

Këngëtarja duket se gënjeu për ti shpëtuar burgut, ndërkohë që mjeku që kreu ekon e parë është arratisur drejt Kosovës, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal për shpërdorim detyre.

Pritet hetimi dhe shpallja në kërkim e mjekut që dorëzoi ekon e parë si provë.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, mëngjesin e 19 shtatorit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja dhe dy të ndaluarit e tjerë, biznesmeni nga Kosova i cili jeton në Belgjikë, Fysnik Syla dhe shoferin e këngëtares, Fitim Muji, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

/a.r

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Bie akuza për grup të strukturuar/ Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339, ja dënimet për 8 personat

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, …