Shtëpia / Aktualitet / Karabinierët kapin shqiptarin duke shitur kokainë, i gjejnë drogë e euro edhe në banesë

Karabinierët kapin shqiptarin duke shitur kokainë, i gjejnë drogë e euro edhe në banesë

Një shqiptar që prej kohësh jetonte në Torino ka rënë në prangat e karabinierëve. Sipas mediave vendase mësohet se 40-vjeçari është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte pranë banesës së tij.

Policia prej kohësh e kishte në vëzhgim shqiptarin dhe e kishte parë teksa shiste kokainë në disa zona të qytetit.

Këtë të martë efektivët vendosën që të ndërhynin dhe e kapën atë teksa po futej në banesën e tij në Torino. Ai ishte ndjekur gjatë gjithë kohës dhe policët e kishin parë duke i shitur kokainën një klienti.

Pas arrestimit karabinierët zhvilluan dhe një kontroll në banesën e tij dhe i sekuestruan 135 gram kokainë, material për paketimin e drogës dhe 3,300 Euro të cilat dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Bie akuza për grup të strukturuar/ Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339, ja dënimet për 8 personat

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, …