Shtëpia / Aktualitet / Falsifikonin pasaportat dhe letërnjoftimet, arrestohen dy të rinj/ Një prej tyre tentoi të ikte nga Rinasi për në Angli

Falsifikonin pasaportat dhe letërnjoftimet, arrestohen dy të rinj/ Një prej tyre tentoi të ikte nga Rinasi për në Angli

Dy të rinj kanë rënë në pranga, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në pikën kufitare të Rinasit. Gjatë muajit shtator janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave ose vizave” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me inicialet I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/e.rr

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Bie akuza për grup të strukturuar/ Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339, ja dënimet për 8 personat

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, …