Shtëpia / Aktualitet / Ndërron papritur jetë ish-anëtarja e Këshilllit Mbikëqyres së BSH, Arben Malaj jep lajmin e hidhur

Ndërron papritur jetë ish-anëtarja e Këshilllit Mbikëqyres së BSH, Arben Malaj jep lajmin e hidhur

Denada Prifti, ish-anëtare e Këshilllit Mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë, eksperte e njohur për mbikeqyrjen e sistemeve bankare, ka ndërruar jetë papritur.

Në moshë fare të re, duket se pas një sëmundje fatale, Denada humbi sot papritur betejën e jetës, duke lënë në pikëllim familjarët, të afërm dhe miq të saj.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj bëri publik lajmin e ndarjes para kohe të Denada Priftit.

“Një lajm i hidhur dhe krejt i papritur për familjen dhe kolegët e Denadës”.

“Denada Prifti, ish-anëtare e Këshilllit Mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë, një  experte e standarteve të larta evropiane, për mbikeqyrjen e sistemeve bankare, me një karrierë sfiduese në strukturat e Komisionit Evropian dhe e diplomuar në universitetin e Humbolt, një prej më prestigjiozëve jo vetëm në Gjermani, nuk i shpëtoj dot një sëmundje fatale”, shkroi  Arben Malaj, në një status, në Facebook.

“E kujtoj Denaden plot respekt për njohuritë, arritjet dhe sidomos për kontributet e spikatura që i ofroj plot profesionalizëm dhe integritet vendit të saj”.

“Ngushellime familjes miqve dhe kolegeve te Denadës. U prehtë në Paqe kolegia jonë e spikatur”, shkroi Arben Malaj, në mesazhin e ngushëllimit.

/a.r

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Policia, thirrje qytetarëve: Kujdes nga “Mashtrimi i Whatsapp”! Nëse ju ka ardhur ky mesazh, na njoftoni

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale prej disa kohësh ka …