Shtëpia / Politika / Vargjet nga Arben Duka: Nuk mund t’i thotë Ramës “Këlysh”, zëdhënësi i Metës – një çirak!

Vargjet nga Arben Duka: Nuk mund t’i thotë Ramës “Këlysh”, zëdhënësi i Metës – një çirak!

Poeti Arben Duka mendon se Rama bëri tërheqje taktike me shkarkimin e Metës, sepse nëse e kryente do ti hapte vetes dy probleme të mëdha.

Në rubrikën e tij në DITA ku shpreh opinionet e veta në një mënyrë të veçantë, vetëm me vargje, Duka shkruan sot edhe për deklaratat e zëdhënësit të Metës.

Ai e quan zëdhënësin, një “karabush” dhe shkruan: “Nuk mund t’i thotë Ramës: “Këlysh”, zëdhënësi i Metës – një çirak”.

Më poshtë pjesë nga vargjet e Dukës botuar sot në DITA:

“Edhe pse në shkelje të Kushtetutës,
Meta është e vetmja opozitë e vërtetë,
dhe me qenien e tij President,
maxhoranca asgjë nuk humbet!

Dhe pse Meta bën deklarata të egra,
me varje dhe me vdekje kërcënon,
pushtetin pa kufi të Edi Ramës,
as një fije floku s’e cenon!

Për ndryshimet Meta bëri lojëra fjalësh,
pastaj shpatën e mori zëdhënës Blushi,
që në formulimin e deklaratave,
ka pjekuri prej karabushi!

Blushi është thjesht një zëdhënës,
absolutisht jo një shtetar i lartë,
por tani i ikur nga mëndja,
i drejtohet Ramës si i barabartë!

Tjetër gjë kur flet Presidenti,
kur pelerinën e politesës flak,
po nuk mund t’i thotë Ramës: “Këlysh”,
zëdhënësi i Metës – një çirak!”

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

“Nexhmija prap?!”, Manjani shokon me komentin për Aneta Ramën, komentuesit e “masakrojnë”: Turp për ty!

Ditën e sotme u nda nga jeta nënë e Kryeministrit Edi Rama, Aneta. Aktorë të …