Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama.
“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bente bashke;
Mirësinë TËNDE! Lamtumirë!”, shkruan Braçe.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës e bëri të ditur vetë djali i saj, kryeministri Rama përmes një postimin në facebook.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.
E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.
Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”– shkruante Rama teksa poston foton e saj.
g.kosovari
Burimi : / JavaNews.al