Shtëpia / Rajoni / Thellohet bilanci në Kosovë, ndërron jetë 63-vjeçari me Covid

Thellohet bilanci në Kosovë, ndërron jetë 63-vjeçari me Covid

Një 63-vjeçar në Kosovë ka ndërruar jetë, pasi ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se viktima, nga Gjilani, ishte e shtruar në Klinikën Infektive.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes, raportojnë mediat kosovare.

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale COVID-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë,” tha Haziri.

Në Kosovë janë shënuar 52 viktima të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Shiko dhe këto

News 24 zbardh listën e kandidatëve për deputetë e kryetar bashkie të PD-së për Shkodrën, ja kush janë emrat më të lakuar

News 24 ka arritur që të sigurojë listën e plotë të propozimeve të PD dega …