Shtëpia / Aktualitet / Sherri në Bulqizë, policia jep detaje: U sulmuan dy vëllezër me thikë, largohet autori

Sherri në Bulqizë, policia jep detaje: U sulmuan dy vëllezër me thikë, largohet autori

Policia ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur pak më herët në Bulqizë, duke zbuluar se janë sulmuar me thikë dy vëllezër.

Uniformat blu sqarojnë se vëllezërit e moshës 19 dhe 22 vjeç, janë goditur nga një person i tretë, i cili aktualisht ndodhet në kërkim

Mësohet se një prej vëllezërve, 19-vjeçari, është në gjendje të rëndë është transportuar drejt Tiranës, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Bulqizës.

Ende nuk dihen arsyet pse ndodhi sherri.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Shiko dhe këto

FOTO/ U pagua për të vrarë Regis Runajn e për të ndjekur Rramanin, kush është 23-vjeçari që u arrestua sot

Detaje të reja janë mësuar pas operacionit të Policisë së Elbasanit, ku janë arrestuar 2 …