Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Sezoni turistik ka nisur, ja shenjat e horoskopit që do kalojnë pushime të bukura dhe të varfra (VIDEO)

Sezoni turistik ka nisur, ja shenjat e horoskopit që do kalojnë pushime të bukura dhe të varfra (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte e ftuar astrologjia, Meri Shehu, e cila tregoi se çfarë parashikojnë yjet për pushimet këtë vit.

“Deri në datën 12 do të vazhdojë periudha konfuze. Java e parë e korrikut do na bëjë të mendojmë për pushimet, të bëjmë plane, si dhe të jemi me njerëz të këndshëm”, tha ajo.

“Hëna e plotë është në Bricjap dhe do reflektojë bukur te Demi dhe Peshqit. Bricjapi i Shqipërisë ka tendencën për të qenë pozitiv dhe për të treguar rivierën tonë”, vijoi Meri.

Më tej, Shehu tregoi se cila prej shenjave do kalojë pushime më të varfra dhe a jeni kuriozë t’i mësoni?

“Përballë Peshqve ndodhen Peshoret të cilët janë në një muaj që ndodhen në presion. Nëse Peshoret duan të bëjnë pushime për të rivalizuar të tjerët mund të bëjnë pak preokopi. Ata të shenjës së Dashit në këtë periudhë do duan të dominojnë, ndaj bëni kujdes ndaj tyre”, tha ajo.

Shiko dhe këto

Të shkrepura në momentin perfekt, 14 fotot që i kanë habitur të gjithë

Fotografitë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Para realizimit të një fotoje …