Shtëpia / Aktualitet / Mbushen spitalet, apeli i fortë i Ministrisë për qytetarët

Mbushen spitalet, apeli i fortë i Ministrisë për qytetarët

Muaji qershor u mbyll me bilanc tragjik për vendin tonë dhe duket se koronavirusi nuk po ndalet. Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e fundit dy gra humbën jetën për shkak të Covid, ndërsa situata në spital është e rënduar.

Sipas Ministrisë, numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar.

Deri më tani, 65 persona e kanë humbur betejën me këtë virus të rrezikshëm në Shqipëri.

“Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë. Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, apelon Ministria.

Shiko dhe këto

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë, i plagosuri rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Një sherr …