Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Mbi 400 marka pritet të bojkotojnë Facebook-un

Mbi 400 marka pritet të bojkotojnë Facebook-un

Rreth 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gjiganti Facebook, prej ditës së somte.

Kjo besohet të ketë ndodhur pas raportimeve se negociatat kanë dështuar që të parandalojnë bojkotin njëmujor, si përgjigjje ndaj gjuhës së urrejtjes që ekziston në këtë platoformë.

Aktivistët për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar ndihmë korporatave që t’i bëjnë presion Facebook-ut për të ndalur gjuhën e urrejtjes pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd teksa ka qenë në mbajtje policore.

Organizata si Anti-Defamation League, National Association for the Advancement of Colored People (NAACP), dhe Color of Change, kanë nisur fushatën “Ndalni Urrejtjen për Përfitim”, pas vdekjes së Floydit.

Shiko dhe këto

Të shkrepura në momentin perfekt, 14 fotot që i kanë habitur të gjithë

Fotografitë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Para realizimit të një fotoje …