Shtëpia / Sport / Video që tregon hapur krisjen te Barcelona, Messi i pakënaqur me trajnerin

Video që tregon hapur krisjen te Barcelona, Messi i pakënaqur me trajnerin

Messi duket i pakënaqur me ekipin aktual te Barcelona dhe këtë e ka shfaqur me gjestet e tij. Një barazim 2-2 si ai në fushën e Celta Vigo dhe sidomos largimi me dy pikë nga kryesuesit e Real Madrid do të shoqëroheshin me nervozizëm në një skuadër si Barcelona. Një krisje totale duket mes Lionel Messi dhe trajnerit Quique Setién. Shenjat u dhanë që gjatë sfidës të së shtunës. Në një video që po bën xhiron e botës duket qartë që Messi injoron zëvendëstrajnerin Eder Sarabia.

Edhe deklaratat e Suarez pas ndeshjes lenë pak për interpretim. “Kemi lënë shumë pikë në transfertë? Trajneri duhet pikërisht për të analizuar dhe zgjidhur këto probleme”, ishin fjalët e sulmuesit uruguajan.

Sipas tyre kjo përplasje ka vulosur fatin e Setien. Madje ato kanë rikthyer një emër të madh dhe të dashur për popullin “blaugrana” për t’u ulur në pankinë. Bëhet fjalë për Xavi Hernandez, që është gati të marrë drejtimin e Barcelonës.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …