Shtëpia / Ekonomia / Malaj: Koha për moratorium fiskal, jo për fiskalizim në kohën e Covid-19

Malaj: Koha për moratorium fiskal, jo për fiskalizim në kohën e Covid-19

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj hedh idenë një moratoriumi fiskal, duke kërkuar që bashkitë të mos ndërmarrin asnjë vendim për rritje të taksave në këtë kohë të vështirë të biznesin të goditur nga pandemia e Covid-19.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se është një ide e mirë fiskalizimi, por kjo nuk duhet të shoqërohet me një procedurë shtesë në kurriz të biznesit.

“Të ardhurat shtesë të relacioneve mbeten teorike për buxhetin dhe fitimprurëse për fituesit abuziv të tenderit të pajisjeve. Kjo ka ndodhur me tre partneritete publike private në fushën e financave; (i) skanimi në dogana; (ii) i ngjyrosjes së naftës dhe (iii) i prodhimit të pullave fiskale”, thekson Malaj.

Statusi i plotë

Asnjë procedurë shtesë, asnjë taksë apo tarifë në rritje edhe nga bashkitë. Asnjë “novacion” që rrit procedurat dhe kostot për biznesin. Fiskalizimi – një ide e mirë në kohë të keqe. Arsyeja kryesore- në kohë pademie biznesi lufton për mbijetesë. Është koha për moratorium fiskal. Bllokimi i rritjeve direkte ose indirekte të taksave e tarifave. Lehtësim maksimal i procedurave dhe kostove.

Lehtësim i çdo investitori në çdo sektor të ekonomisë dhe në çdo pjesë të Shqipërisë. Çdo qëndrim tjetër sado inovativ në sipërfaqe, me një administratë publike militante dhe qeveri me kredibilitet publik minimal sjell kosto shtesë për taksapaguesit, vret marrje risku për konsum dhe investim shtesë. Rritja ekonomike bie më thellë dhe borxhi publik rritet lart dhe më lart.

Të ardhurat shtesë të relacioneve mbeten teorike për buxhetin dhe fitimprurëse për fituesit abuziv të tenderit të pajisjeve. Kjo ka ndodhur me tre partneritete publike private në fushën e financave; (i) skanimi në dogana; (ii) i ngjyrosjes së naftës dhe (iii) i prodhimit të pullave fiskale. Janë qindra milionë dollarë /euro që ju rëndojnë konsumatorëve shqiptarë dhe që ju kanë sjellë qindra milion euro përfitime abuzive disa kompanive. Ja pse fiskalizimi nuk duhet të synohet në kohë pandemie ku paqartësitë dhe pasiguritë janë një taksë shumë e rëndë.

Shiko dhe këto

BE kufizime emigrantëve për punë, si penalizohen Shqipëria dhe Kosova

Kriza e papunësisë në vendet e Bashkimit Europian pritet të penalizojë shtetasit nga Ballkani Perëndimor, …