Shtëpia / Aktualitet / Kur do të fillojnë testet serologjike tek njerëzit? Ja si përgjigjet Manastirliu

Kur do të fillojnë testet serologjike tek njerëzit? Ja si përgjigjet Manastirliu

Tre javët e fundit në vendin tonë numri i rasteve të reja rritet dita-ditës ndërkohë që numri i vdekjeve ka shkuar në 59 vetë.

Për të folur për këtë situatë, në Open në Top Channel është e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Duke folur për strategjinë që ka ndjekur qeveria, Manastirliu foli për testet serologjike ku tha se brenda kësaj jave do mblidhet komiteti i ekspertëve për të vendosur se kur do të bëhen këto teste në popullatë.

‘Ne kemi ndjekur një startegji të suksesshme. Kemi bërë testet serologjike tek mjekët. Këtë javë do mblidhet komiteti i ekspertëve ku do të vendosë se kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë’- tha Manastirliu.

Shiko dhe këto

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë, i plagosuri rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Një sherr …