Shtëpia / Aktualitet / “Edhe Enveri…”, avokat Ngjela flet për akuzat ndaj Thaçit: Në luftë guerile ka edhe…

“Edhe Enveri…”, avokat Ngjela flet për akuzat ndaj Thaçit: Në luftë guerile ka edhe…

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se nuk është i befasuar për akuzat që janë ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij kushdo mund të bëjë akuza dhe për to vendos vetëm gjykata.

Avokati deklaroi se nuk beson tek akuzat, por në luftra gueriele gjithçka ndodh.

“Hashim Thaçi po shkon në Gjykatën që ka votuar vetë. Në luftë guerile ka edhe akuza. Nëse Thaçi merr pafajësinë rehabilitohet ai vetë dhe lufta e UÇK, nëse del fajtor fiton Kosova se nuk mund të mbajë një president që kryen vrasje. Por këtë e vendos gjykata. Ka shumë pikëpyetje nga kjo çështje, ai është afruar me okupatorin. Elita politike e akuzon për tentativë të ndarjes së Kosovës. Këta donin të jepnin veriun e Kosovës, ashtu si Enveri dha Kosovën për pushtet personal.”, tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, Thaçi e dinte se është në akuzë, prandaj nuk duhej nisur drejt SHBA.

“Thaçi e dinte se është në akuzë, prandaj nuk duhej nisur drejt SHBA. Në luftë guerie edhe ndodh ndonjë gjë. Lufta guerile është dehje patologjike, niset nga synime patriotike por devijon. Enver Hoxha vrau gjithë shokët e tij pas luftës. Kështu i ka ndodhur edhe Che Guevara”, tha Ngjela.

Shiko dhe këto

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë, i plagosuri rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Një sherr …