Shtëpia / Rajoni / “Do bëja të njëjtën gjë…”/ Thaçi: A mos duhet t’i kërkojmë falje Serbisë për motrat tona të përdhunuara dhe gjenocidin?

“Do bëja të njëjtën gjë…”/ Thaçi: A mos duhet t’i kërkojmë falje Serbisë për motrat tona të përdhunuara dhe gjenocidin?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar qëndrimin me dy standarde të ndërkombëtarëve ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Teksa ka mohuar aktakuzat e Hagës për krime lufte, Thaçi tha se do të bënte të njëjtën gjë nëse do kthehej pas në kohen e Millosheviçit, duku iu përgjigjur plumbit të armikut me plumbin e lirisë.

Thaçi iu drejtua edhe me një pyetje të fortë ndërkombëtarëve: A mos vallë duhet të presim edhe ditën kur të na thuhet se duhet t’i kërkojmë falje Serbisë për të zhdukurit tanë, për nënat e motrat tona ta përdhunuara, për spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër nesh?!

Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar.

Por, një gjë më lejoni ta bëj shumë të qartë: Mbi dy dekada i kam mbështetur iniciativat për ngritjen e gjykatave me përfshirje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

Ky parim mbetet i njëjtë edhe sot, kur jam unë, Hashim Thaçi, që personalisht do të mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjen time politike, me fjalë e me votë.

Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse do të shihja se bashkësia ndërkombëtare aplikon standarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë në adresimin e krimeve të luftës.

Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e shoh këtë standard e proporcionalitet, por shoh të kundërtën e tij. Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim evropian, ndërsa Kosovanuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë! Por është fakt dallimi në qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj dy vendeve.

Padyshim edhe ne kemi gabimet dhe përgjegjësitë tona. Unë i pari dhe bashkë me mua krejt udhëheqësit e partive politike në Kosovë, që prej disa vitesh nuk kemi arritur ta ruajmë kohezionin politik. Por asnjë faj a gabim i yni apo i imi, nuk e justifikon faktin që Kosova qe 21 vjet vazhdon me proceset e ballafaqimitme krime lufte në hapësirën e saj.

E në anën tjetër në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës. Këtë heshtje të Serbisë e bën edhe më të rëndë heshtja e bashkësisë ndërkombëtare. Ne jemi angazhuar, unë personalisht jam angazhuar fuqimisht, për dialog e paqe me Serbinë.

Por, nuk pajtohem as nuk e pranoj dot faktin që për mijëra shqiptarë të zhdukur nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit, eshtrat e të cilëve janë në dheun e Serbisë, të mos ketë as deklaratatë ndërkombëtarëve.

A mos vallë duhet të presim edhe ditën kur të na thuhet se duhet t’i kërkojmë falje Serbisë për të zhdukurit tanë, për nënat e motrat tona ta përdhunuara, për spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër nesh?! Kjo pyetje absurde lind natyrshëm pasi askujt në Serbi më nuk i kërkohet llogari për krimete luftës!”, tha Thaçi, i cili theksoi se do vazhdojë detyrën e presidentit.

Shiko dhe këto

Vetëvendosja dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për, siç thuhet “vlerësimin e veprimeve antikushtetuese …