Shtëpia / Sport / Bëhet zyrtarizimi, Arthur Melo lë Barcelonën dhe vesh fanellën e Juves

Bëhet zyrtarizimi, Arthur Melo lë Barcelonën dhe vesh fanellën e Juves

Sezoni 2020-2021, do ta gjejë Arthur Melo-n të veshur bardhë-e-zi. Braziliani nuk do të laujë më me ekipin e Barcelonës.

Lajmi u zyrtarizua duke parë se bilanci për sezonin 2019-2020 do të mbyllet në datën 30 qershor. Katalanasit kanë shpejtuar për të publikuar edhe shitjen e Arthur te “Zonja e Vjetë”.

Juventusi do t’i paguajë 72 milionë euro Barcelonës, plus 10 milion euro në bonus. Arthur ka luajtur 72 ndeshje blaugrana: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Spanjës, 13 në Champions League dhe 1 në Superkupën e Spanjës.

Braziliani u ble nga Gremio për 31 milionë euro dhe bonuse në vitin 2018 dhe prej atëherë nuk ka bindur si titullar, por është parë si rezervë.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …