Shtëpia / Aktualitet / Le Monde për shkatërrimin e Teatrit: Akt barbar!

Le Monde për shkatërrimin e Teatrit: Akt barbar!

Gazeta prestigjoze franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull shembjes se Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar që në titull një veprim të tillë si “ akt barbar”.  Kryeministri shqiptar Edi Rama i pëlqen të nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e veta si piktorm, thotë Le Monde. Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur nëpër botë sepse  se fasadat e ndërtesave të trashëguara nga koha e komunizmit, i leu me ngjyra të shëndrrishme.

Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar. Por të dielën në 17 maj, po Edi Rama, tashmë 55 vjeç dhe kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë e punëtorë për të shembur një prej institucioneve të rëndësishme kulturore të vendit dhe njërën prej sallave të tij të rralla të argëtimit në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në godinë, një duzinë artistësh e opozitarësh që e kishin pushtuar atë për më shumë se dy vjet, u larguan me forcë nga policia. “Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit.

Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan të ngrenë bulldozerin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një grup I cili lufton që prej 2018-tës për mbrojtjen e ndërtesës së ngritur në 1940-tën, kur vendi ishte pushtuar nga Italia. Edhe një protestë spontane të djelën, ku morën pjesë liderë të opozitës, u shpërnda brutalisht, ka shkruar Le Monde.

Shiko dhe këto

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë, i plagosuri rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Një sherr …