Shtëpia / Aktualitet / Bie agresiviteti i Covid 19/ Mjekët: Virusi nuk po shkakton komplikacione vdekjeprurëse

Bie agresiviteti i Covid 19/ Mjekët: Virusi nuk po shkakton komplikacione vdekjeprurëse

Në 24 orët e fundit raportohet vetëm një rasti i ri i shtruar në spitalin COVID 1, duke e çuar numrin e të shtruarve në 16. Në më shumë se 24 orë kanë mbërritur në Infektiv 3 urgjenca mjekësore të dyshuara për infeksion viral të rrugëve respiratore por pas tamponit të kryer në spital 2 kanë rezultuar negativ dhe vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

Të njëjtat burime sqarojnë se në reanimacion nuk ka asnjë person të intubuar dhe se 4 rastet në terapi intensive janë në gjendje të stabilizuara dhe se po trajtohen me oksigjeno terapi përmes maskës së oksigjenit. Ndërkohë në raportimin ditor ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë zbuluar 6 raste të reja me COVID por nuk thuhet se sa tampona janë analizuar.

Në harkun kohor të dhjetë ditëve të fundit burimet zyrtare të task-forcës shëndetësore kanë sinjalizuar 106 raste pozitiv me SARS COV 2 por kjo shifër nuk është reflektuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe as me shtimin e rasteve të rënduara që llogariten në 3 deri në 4 pikë përqindje të totalit të personave të infektuar.

Nisur nga ky fakt mjekë ekspertë nga dy spitalet; infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” thanë se të paktën 20 për qind e të prekurve me SARS COV 2 duhet të kishin kërkuar shërbimet spitalore bazuar në një mesatare të rajonit të rasteve të hospitalizuara.

Por kjo nuk ka ndodhur aspak në Shqipëri ku nga data 15 maj e në vijim numri i të shtruarve me COVID-19 në vend të rritjes me disa fish ka pësuar rënie nga 19 në 16 të shtruar. Sipas mjekëve ky tregues ka vetëm një shpjegim se virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse.

Shiko dhe këto

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë, i plagosuri rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Një sherr …