Shtëpia / Show Bizz / Artan Imami dhe Sardi bëjnë këngë për pushtetin dhe politikën (video)

Artan Imami dhe Sardi bëjnë këngë për pushtetin dhe politikën (video)

Vitet kalojnë por ajo që nuk ndryshon kurrë, është etja e shumë njerëzve për pushtet. Së fundmi, këngëtari i talentuar Sardi Strugaj, është përpjekur të përcjellë përmes tingujsh pikërisht këtë mesazh.

Në një projekt të bukur artistik ku ndërthuren këndshëm zëri, muzika dhe videoklipi, mesazhi depërton drejtpërdrejtë në zemrën e audiencës.

Në videoklipin e kësaj kënge, shfaqet aktori Artan Imami, i cili përmes interpretimit të tij konkretizon akoma edhe më shumë qëllimin e këngës.

“A të rreh gjithçka që ke dashur në kraharor?”, është pyetja që ngre Sardi Strugaj me vokalin, muzikën dhe tekstin e tij.

Më poshtë po përcjellim projektin e plotë muzikor, i cili padyshim që do të regjistrohet si një tjetër sukses në portofolin artistik të Sardit.

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …