Shtëpia / Aktualitet / Humb jetën në Spitalin Infektiv 64 vjeçarja e sëmurë me COVID-19

Humb jetën në Spitalin Infektiv 64 vjeçarja e sëmurë me COVID-19

 

Një paciente 64-vjeçare e sëmurë me COVID-19 humbi jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv.

Ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Shiko dhe këto

Me plagë arme i hedhur në pyll, gjendet i vdekur 65 vjeçari në Himarë

Roja në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë u gjet i …