Shtëpia / Aktualitet / Zbardhet e-maili/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak u dorëhoq ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar

Zbardhet e-maili/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak u dorëhoq ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar

Genta Mezini, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës në radhët e LSI ka dhënë dorëheqje më 17 maj, ditën kur u shemb ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Mezini njofton se dorëheqjen ia ka dërguar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo thotë se dorëhiqet për arsye personale. “Arsyet e mia janë personale dhe s’kam ndërmend t’i bëj publike”, shkruan midis të tjerash.

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IKMT dhe policia nisën një aksion të shpejtë dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerrë me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Shiko dhe këto

Manastirliu rikujton edhe njëherë lehtësimet nga data 1 qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar edhe njëherë lehtësimet që do të ketë në …