Shtëpia / Aktualitet / “Më shkarkoi Luan Daci”/ Prokurori rrëfen si ndodhi dhe pse tashmë vendimet janë nul

“Më shkarkoi Luan Daci”/ Prokurori rrëfen si ndodhi dhe pse tashmë vendimet janë nul

Gentian Trenova u shkarkua nga detyra e prokurorit në nëntor 2019 nga një pesëshë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), me gjyqtarin Luan Daci në përbërje. Për ish-prokurorin, në rast të provimit të akuzës së “falsifikimit” ngritur nga SPAK ndaj Dacit, vendimi që e largoi nga sistemi është i pavlefshëm.

“Sipas praktikës kushtetuese, në rast se një gjyqtar zgjidhet në kundërshtim me ligjin, çdo gjykim që bëhet nga ai gjyqtar, konsiderohet i pavlefshëm”, shprehet Trenova.

Duke qenë se vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë përfundimtare dhe të paankimueshme, Strasburgu duket mënyra e vetme e zhbërjes së tyre. Por, ish-prokurori Trenova sugjeron se ndonëse Kushtetuesja, Gjykata e Lartë ose Administrativja nuk kanë kompetencë ligjore, kanë për detyrë t’i japin një zgjidhje situates: “Secila prej tyre mendoj se mund të konstatojë pavlefshmërinë e të gjitha vendimeve të marra nga KPA”.

Ish-prokurori Trenova e shikon situatën si një rënie në kurth të Reformës në Drejtësi: “Pezullimi i zotit Daci është bërë nga SPAK-u, që është rrjedhojë e Reformës në Drejtësi, prandaj duhet të pranojnë se pezullimi i Dacit është i rregullt dhe reforma ka dështuar. Ose duhet të pranojnë se SPAK-u është i urdhëruar politikisht. Edhe në këtë rast, reforma ka dështuar”.

Shiko dhe këto

Udhëtimi në Francë, ish-ministri: Rama të izolohet për 14 ditë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mendon se pas lajmit se kryeministri Edi Rama shkoi për …