Shtëpia / Aktualitet / Vdes nga koronavirusi pacienti 66-vjeçar, viktima e 8 në Shqipëri

Vdes nga koronavirusi pacienti 66-vjeçar, viktima e 8 në Shqipëri

Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv. 66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT.

Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

 

Shiko dhe këto

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë, i plagosuri rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Një sherr …