
Shkon në 6 numri i të infektuarve me COVID 19 në qarkun e Shkodrës. ‘Panorama’ bën me dije se një 35 vjeçar nga Vau i Dejës është nisur drejt Tiranës, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e bërë.
Ai kishte ardhur nga Italia dhe pasi ka shfaqur probleme pneumonare, është drejtuar fillimisht në spitalin e Shkodrës.
Pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv dhe më pas është nisur drejt spitalit infektiv në Tirane.
Tashmë ka shkuar në 6 numri i të prekurve në qarkun Shkodër, teksa 3 janë nga Puka, një nga Vau i Dejes, një shkodrane që jeton në Tirane dhe një oficer i policisë gjyqësore në Shkodër.