Shtëpia / Show Bizz / Ish-e dashura e multimilionerit u nxjerr “sekretin” grave të të pasurve: Jeni të mjeruara, nuk flini me burrat (FOTO)

Ish-e dashura e multimilionerit u nxjerr “sekretin” grave të të pasurve: Jeni të mjeruara, nuk flini me burrat (FOTO)

Ish- e dashura e multi-milionerit Philipp Plein, Morgan Osman, nuk ka duruar më sjelljen e grave të të pasurve gjatë kohës së koronavirusit, sa që ka “shpërthyer” e revoltuar me një video në Instagram, e cila është bërë  virale.

Modelja 31 vjeçare nuk ja ka “përtuar” asnjërës prej tyre, duke i thënë ta “qepin gojën” e të mos postojnë më foto luksi në një moment të vështirë si ky.

“Drejtuar grave të të pasurve, të cilat nuk dinë si të sillen pasi bashkëshortët e tyre po humbasin miliona në ditë, javë. Nuk më intereson. Ju lutem mjaft me sfidat tuaja idiote, e para. Nuk po influenconi askënd, të gjithë i shohim lajmet. Unë më mirë do nis një sfidë të re shumë shpejt, si ta qepni gojën!

E dyta, nuk dua tju shoh të postoni më foto luksi në destinacione të pasurish me përshkrimin: “Ku do të shkoni kur kjo të mbarojë?” Ju them unë se ku: Në punë. Kam qenë kudo në botë dhe kam shijuar jetën e luksit që këto femra po shijojnë tani, i kam parë të gjitha. Më duket shumë ofenduese që po postoni foto të tilla. Të gjithë do të kthehen në punë, te familja që janë ndarë pasi nuk duan t’i sëmurin dhe fëmijët do të shkojnë në shkollë,” thotë ajo.

“90% prej jush jeni të mjeruara, nuk flini më bashkëshortët tuaj, jeta juaj është një shaka sepse po të ishte aq e bukur nuk do kishit kohë të rrinit gjatë gjithë kohës në Instagram,” ka vazhduar Osman.

 

Shiko dhe këto

Fotot/ Koronavirusi i ka shkaktuar shumë telashe, Meghan Markle e ka zemrën e thyer

Meghan Markle është rikthyer në Los Anxhelos prej disa kohësh, por ajo nuk ka mundur …