Shtëpia / Sport / Pep Guardiola dhuron 1 milionë euro në luftën ndaj COVID-19

Pep Guardiola dhuron 1 milionë euro në luftën ndaj COVID-19

Trajneri i Mancester City-t, Pep Guardiola, ka dhuruar 1 milionë euro në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.

Paratë do të dhurohen për krahinën e Katalonjës dhe do të përdoren për të blerë materiale mjekësore dhe pajisje sanitare.

Gjithashtu do të blihen edhe respiratorë dhe elementë të tjerë mbrojtjeje për personelin sanitar.

Të gjitha materialet do të shpërndahen në krahinën e Katalonjës.

Gjithashtu Guardiola po investon në projektet ku po punohet për të gjetur medikamente që ndalojnë përhapjen e COVID-19.

Shiko dhe këto

Sportist i jashtëzakonshëm/ Shërohet nga koronavirusi dhe thyen rekordin e CR7-ës (video)

Blaise Matuidi e ka kaluar pa shumë dëme COVID-19. Ndërsa të shumtë janë ata persona, …