Shtëpia / Editorial / Dëfrimi i pasdites!

Dëfrimi i pasdites!

Ora 16:00. Nisin grupet e para të shfaqen në rrugë. Fiks si vetë sëmundja. Shfaqen individët e parë, pastaj ata bëhen 2, 3 e kështu me radhë derisa sheh se rrugët janë plot, lagjet gjithashtu. Ca për një kafe express dore, ca për një cigare të thjeshtë, ka edhe nga ata për një hashash të shpejtë. Pse pak vrap buzë lanës nuk të bën keq pasi ke ndenjur disa orë mbyllur.

Lëre pastaj grupin permanent që rri poshtë pallatit ke lagja. Ata nuk zhgënjejnë kurrë. Janë aty edhe kur jashtë është 0 gradë edhe kur është 40 gradë celsius, se kanë gjithnjë një muhabet për të bërë. Është e paimagjinueshme të mendosh se si nuk kuptohet që gjithë sakrifica e ngujimit ditor rrëzohet duke u ekspozuar gjatë orëve të leje-lëvizjes. Pasi ekspozohen mirë e mirë në orën 18:00 rikthehen në qeli-shtëpitë improvizuara.

A nuk është e gjitha një idiotësi?! Është si të pështysh lart e të të bjerë në surrat. Ndjesë për krahasimin por është vërtet kaq e shpifur kur sheh se jemi peng i injorancës dhe idiotësisë sonë. E kemi mundësinë t’i shkurtojmë hallin vetes, por në mënyrë të paimagjinueshme e bëjmë si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe në fund e gjuan me këmbë dhe e derdh. Lopës i falet se është kafshë!

Shiko dhe këto

Letër Kryeministrit…

  Letër kryeministrit, Dole dje dhe deklarove se me pikatore do të zbutësh masat shtrënguese …