Shtëpia / Ekonomia / Emergjenca Covid-19/ Intesa Sanpaolo siguron vazhdimësinë e plotë të shërbimit të klientëve në degët e saj

Emergjenca Covid-19/ Intesa Sanpaolo siguron vazhdimësinë e plotë të shërbimit të klientëve në degët e saj

Intesa Sanpaolo Bank Albania, ndërsa siguron vazhdimin e ofrimit të shërbimit për klientët, dëshiron të informojë publikun për ndryshimet e mëposhtme të cilat synojnë të sigurojnë mbrojtjen e stafit tonë që ofrojnë shërbime për klientët në 35 Degët e Bankës në Shqipëri.

Degët tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për publikun, nga e hëna në të premte nga ora 08:30 – 15:30, por do të operojnë me staf të reduktuar për shkak të masave të marra për të mbrojtur stafin tonë dhe për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimit te klientët tanë.

E vetmja Degë e mbyllur, është ajo që ndodhet në qendrën tregtare TEG për shkak se qendra tregtare TEG është e mbyllur për publikun në vijim të masave të marra nga autoritetet në vend.

Për më tepër, janë në fuqi të gjitha masat e tjera parandaluese të publikuara në faqen tonë të Internetit si dhe të afishuara në të gjitha Degët tona siç janë distanca prej 1.5 m nga punonësi I Bankës dhe klientët e tjerë dhe numri i kufizuar i klientëve në ambjentet e Degës.

Në të njëjtën kohë, Intesa Sanpaolo Bank Albania siguron vazhdimësinë e plotë të shërbimit për klientët e saj përmes kanaleve alternative; shërbimin bankar dixhital, (Digital Banking/ Internet Banking) karta debiti dhe kartë krediti me zero komision për blerje në çdo POS në Shqipëri dhe shërbime bankomatesh (ATM) në 77 pika në Shqipëri.

Të gjitha masat e marra janë përqendruar në mbrojtjen e stafit tonë, por edhe në përputhje me garancinë e vazhdimësisë dhe cilësisë së shërbimit ndaj klientëve tanë. Shëndeti dhe siguria në punë e punonjësve tanë janë ndër përparësitë tona kryesore në këtë fazë delikate emergjence.

Kjo na lejon t’u përgjigjemi nevojave të klientëve që do të shkojnë në degë për transaksione që nuk mund të shtyhen dhe nuk mund të menaxhohen nga kanalet dixhitale të ofruara nga Banka.

Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë kolegët që vazhdojnë të sigurojnë shërbimin ndaj klientëve tanë në menyrë të personalizuar dhe me transparencë të plotë, duke konfirmuar dhe njëherë afërsinë e Bankës me familjet dhe bizneset në çdo kohë.

Për pyetje të mëtejshme në lidhje me shërbimin në Degë, ju lutemi telefoni Qendrën tonë të

Kontaktit në numrat: 08006000 (falas nga Albtelecom); +355 4 2276000; +355 692080903.

Shiko dhe këto

Situata e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, kompania “Erzeni” i dhuron QSUT 10 mijë euro

Prej disa ditësh e gjithë Shqipëria është izoluar për shkak të përhapjes së shpejtë të …